'Kjo Monika, më kujton Nexhmije Hoxhën, grua...’/ Ja reagimi i ndjekësve pas ofendimeve për Semin dhe Donaldin

'Kjo Monika, më kujton Nexhmije Hoxhën, grua...’/ Ja reagimi i ndjekësve pas ofendimeve për Semin dhe Donaldin

19:45, 29/10/2021

Nëse e keni ndjekur “Big Brother VIP Albania” është e pamundur mos të keni vënë re situatën e krijuar mes Semit, Donaldit dhe Monikës.

Kjo e fundit u kritikua gjatë spektaklit të së martës nga opinionistët dhe banorët për lojën e bërë me Fifin dhe prej asaj nate ajo ka bërë Semin dhe Donaldin kryefjalë të bisedave me banorët e tjerë.

 

Aktorja nuk i ka kursyer akuzat dhe ofendimet për ta.

“Ajo nuk është artiste. Unë e pres kokën nëse Semi ka më shumë se 5 këngë!”- është një nga deklaratat më të forta të Monikës që ka nxitur shumë debate në rrjet.

 

Ndër të tjera, Monika ka hedhur akuza se Donaldi dhe Semi kanë planifikuar çdo lëvizje brenda shtëpisë së “Big Brother VIP” para hyrjes, teksa shtoi: “Edhe ata jashtë bëjnë punën e tyre andej!”, duke iu referuar Borës.

Në një bisedë tjetër me Beniadën, ajo e konsideron Donaldin “armik”, duke thënë se: “Unë e kam armik, ai më ka armike!”

 

Këto dhe shumë deklarata të tjera janë vënë re edhe nga ndjekësit e emisionit.

Në faqet zyrtare të “Big Brother VIP Albania” në rrjetet sociale komentuesit janë shprehur të bezdisur nga kjo situatë dhe nga fakti që Donaldi dhe Semi janë bërë kryefjalë e bisedave të Monikës. 

 

Mirëpo, së fundmi vëmendje ka marrë një bisedë mes Semit dhe Donaldit për Monikën. Semi e këshillon aktorin që t’i flasë Monikës sepse nuk ia vlen të mbajë mëri. “Foli, kaloje si gjë. Mua më dha dorën dje, i dhashë dorën sot i fola. S’ka sens”- thotë ajo, teksa Donaldi e merr në konsideratë këtë gjë dhe thotë se ai e ka kaluar këtë situatë.

 

Videoja e postuar në “Instagram” nga “Big Brother VIP Albania” ka marrë komente të shumta dhe ndjekësit kanë vënë në pah faktin se qëndrimi i tyre është krejt i ndryshëm nga ai i Monikës.

Një nga komentet që ra më shumë në sy ishte: Kjo Monika, më kujton Nexhmiije Hoxhën, grua zonjë për tu parë por me një zemër shtrigë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco