Mesazhi i Wanda Narës që prish përpjekjet e Icardit për ribashkim

Mesazhi i Wanda Narës që prish përpjekjet e Icardit për ribashkim

14:25, 18/10/2021

Ndarja e Maurio Icardit dhe Uanda Narës duket se tashëm është një fakt.

Modelja argjentinase publikoi të shtunën e kaluar një mesazh të fuqishëm në të cilën ajo fajësonte një personazh të tretë që po prishte martesën e saj.

Më pas Icardi siç shkruajnë mediat e huja udhëtoi urgjentisht drejt Milanos për të takuar gruan e tij me të cilën ka tre fëmijë.

Ishte vetë sulmuesi i cili publikoi një foto në rrjete sociale me Wandën ku i uronte asaj 'Ditën e nënës'.

Image

Por ditën e sotme gjithçka është përmbysur.

Uanda ka publikuar një foto në të cilën shihet një filxhan kafe me dorën e saj të shtirë ku duket se  mungon unaza e martesës.

 " Më pëlqen më mirë dora ime pa unazë ," shkroi ajo për të zgjeruar më tej hendekun që e ndan nga Mauro në këtë kohë.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco