Ja pse Arjola Demiri u nda nga bashkëshorti

Ja pse Arjola Demiri u nda nga bashkëshorti

12:28, 10/10/2021

Gjatë ditës së djeshme në Big Brother VIP Albania, Arjola Demiri foli për ish bashkëshortin e saj me të cilin ka vite që është ndarë.

Aktorja shkodrane tregoi se historia e tyre e dashurisë ka filluar kur Arjola ka qenë 20-vjeçare.

Por, ndonëse nuk zbuloi arsyen e ndarjes, në një intervistë të dhënë në vitin 2018, Arjola Demiri pati zbuluar arsyen e ndarjes nga bashkëshorti i saj.

“Arsyeja ka qenë tradhtia. Nuk kemi ndonjë raport kush e di se çfarë. Nuk takohemi, s’kemi pse me u taku”, ishte deklarata e aktores.

Derisa, dje ajo tregoi me bindje se pavarësisht se ai raport përfundoi me një ndarje përsëri duhet pranuar se ka qenë një dashuri e madhe ajo çfarë ata kanë përjetuar.

”Ka qenë një dashni’ e fortë, kemi patur shumë kimi. Kisha besim maksimal që ai do të ishte i duhuri për mua”,- tregoi Arjola.

Aktorja tha se raporti me babain e fëmijëve të saj ka qenë tepër intensiv dhe se e ka shijuar shumë, pavarësisht se ka patur edhe problematika dhe mosmarrëveshje.

”Jam orientuar gjithnjë nga gjërat pozitive”,- shtoi ajo.

Theksojmë se Arjola ka tre fëmijë nga martesa e saj me ish-bashkëshortin, një djalë dhe dy vajza.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco