Big Brother: Semi Jaupaj flet për ndarjen nga Bojken Lakon

Big Brother: Semi Jaupaj flet për ndarjen nga Bojken Lakon

11:33, 10/10/2021

Dihet se konkurrentët e Big Brother zhvillojnë përherë lojëra të ndryshme e kësaj here bëhet fjalë për pyetje-përgjigje.

Konkurrentët, të ndarë në dyshe, i duhet t’i lexojnë pyetje të zgjedhura rastësisht njëri-tjetrit dhe t’u përgjigjen pyetjeve në mënyrën sa më të sinqertë të mundshme.

Dyshja e parë që filloi lojën ishte ajo më e përfolura, Semi dhe Donaldi, ku ndër të tjera, këngëtarja foli edhe për lidhjen e saj me Bojken Lakon. Ajo pohoi se këngëtari ishte “dashuria e saj e parë” dhe se ish-çifti është njohur kur Semi ka qenë vetëm 17 vjeç, ndërsa Bojkeni 34.

“Kam marrëdhënie të mirë, e pyes për çdo gjë. Para Big-ut, e pyeta nëse duhet të futesha ose jo”, tha Semi Jaupaj gjatë lojës.

Kujtojmë se këngëtarja ndarjen nga Bojkeni e konfirmoi këtë vit në Këngën Magjike.


Në intervistë, ajo u pyet nga Ardit Gjebrea: “A je akoma me Bojkenin?” dhe përgjigja e saj i habiti të gjithë.

“Bojkeni do ngelet një mik i imi i zemrës. Kam shumë respekt për të dhe do kem gjithnjë. Është një njeri i afërt i imi. Një mik!”


Lidhja mes tyre u zbulua nga mediat në vitin 2011, kur Semi ishte vetëm 19 vjeç.

Arsyet e prishjes së kësaj marrëdhënie nuk janë bërë të ditura.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco