Pritjes së gjatë i ka ardhur fundi dhe “Big Brother Vip” ka nisur transmetimin.
Në shtëpinë më të madhe në Shqipëri po prezantohen një nga një konkurrentët, ndërkohë së fundmi u bë pjesë edhe aktori i njohur i humorit, Donald Veshaj.
Para se të hynte në shtëpinë e “BBV” Donaldi ka marrë një surprizë mjaft emocionuese nga aktori i humorit, Agron Llakaj.
Nëpërmjet një videomesazhi, Llakaj e uroi për eksperiencën e re dhe i kërkoi të mos e zhgënjente duke e këshilluar që të ishte sa më i vërtetë.
“Edhe pse do jesh brenda një kafazi tregoje se je luan. Mundohu të jesh Donaldi i vërtetë dhe mos më zhgënje. Shijoje, suksese”, tha ndër të tjera Agron Llakaj.
Ndërkohë ai hyri në shtëpi, bashkë me një kërkesë “të çuditshme” për vëllain e madh:
“I kërkoj një femër që ta ketë kokën plot!”.
© SYRI.net