Matthaus divorcohet fshehurazi për herë të pestë

Matthaus divorcohet fshehurazi për herë të pestë

22:42, 05/10/2021

Ish-futbollisti i famshëm  gjerman Lothar Matthaus (60) dhe gruaja e tij e pestë Anastasia janë divorcuar. Informacioni u botua fillimisht nga “Bild’, dhe më vonë vetë Matthaus e konfirmoi për agjencitë e lajmeve.

Sipas lajmeve të sotme në media, çifti u nda në fillim të vitit, duke i dhënë fund kështu martesës që ishte lidhur në vitin 2014. Ata kanë së bashku një djalë shtatë vjeçar.

Kujtojmë, Anastasia është 27 vjet më e re se Lothar dhe është interesante që praktikisht askush nuk e kuptoi që nuk janë më bashkë sepse festuan ditëlindjen e saj në qershor dhe ishin së bashku në një cermoni martesore në shtator.

"E kuptuam që interesat tona shkuan në një drejtim tjetër. Çdo gjë tjetër janë detaje private që nuk i përkasin askujt. Nuk ka pasur grindje, zemërim apo partnerë të tjerë. Ne shkojmë mirë, kemi ende marrëdhënie miqësore. Gjëja më e rëndësishme është djali ynë, "tha Matthaus.

Legjenda më pas iu kërkua të komentonte një fotografi të tij me një grua tjetër.

"Ne jemi njohur disa javë më parë. Është shumë herët për të thënë diçka. As emrin", tha gjermani, e cila ishte martuar më parë me Sylvian, Lolitan, Marianan dhe Lilianan.

Kujtojmë, suksesi i madh në futboll erdhi në 1990 kur fitoi Kupën e Botës me Gjermaninë. Atë vit ai fitoi “Topin e Artë” si lojtarin më i mirë në botë.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco