Dj shqiptar bashkëpunim me reperin e njohur?

Dj shqiptar bashkëpunim me reperin e njohur?

12:53, 31/08/2021

Një bashkëpunim interesant mes Dj shqiptar të njohur edhe në arenën ndërkombëtare, Dj Regard dhe Taygas mund të ndodh së shpejti.

Dyshimet lindën pas publikimit të një fotografie ku dyshja shihen bashkë.

“Çfarë po ndodh” ka shkruar Regard krahas fotografisë me yllin e repit botëror dhe kjo i bëri ndjekësit të besojnë se një bashkëpunim mund të vijë së shpejti.

Dardan Aliu është një nga Dj shqiptarë më në zë dhe të njohur në tregun ndërkombëtar.

Ai ka arritur suksese të mëdha me projektet e bashkëpunimet e tij, e këngë të tilla si “Ride it”, “You”, “Secret” kanë kapur majat.

Regard këtë verë ka qenë tejet i angazhuar me mbrëmje e koncerte në vende të ndryshme të botës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco