Leonores ia lyejnë flokët në mal

Leonores ia lyejnë flokët në mal

15:16, 18/08/2021

Prej kohësh, Leonora Jakupi mund të themi që është bërë me adresë të re, atje ku qëndron me shumicë.

Fjala është për vilën e këngëtares në Brezovicë.

Në ajrin e pastër, këngëtarja përpos që po e përballon vapën, duket se edhe po merret me veten.

Mesa duket, Kaci e ka ‘harruar’ Leonorën shkaku i vlugut të punëve të sezonit të nxehtë dhe Leonora është detyruar të sajojë.

Ajo ka shfaqur video nga lyerja e flokëve në kushte shtëpie nga një shoqe nën mbishkrimin:

“Bëjmë ngjyrosje në mal sepse Kaci Lleshi është shumë i zënë”.

E mbase nga vjeshta kur të mbarojnë nuset, Leonora do ketë më shumë “fat” në gjetjen e Kacit!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco