Konkurrenti i 'The Voice Australia' emocionon publikun, ulet në gjunjë dhe i propozon për martesë partneres

Konkurrenti i 'The Voice Australia' emocionon publikun, ulet në gjunjë dhe i propozon për martesë partneres

14:14, 18/08/2021

Mick Harrington mori një ovacion të fortë duartrokitjesh nga të katër gjyqtarët në episodin e së dielës në “The Voice Australia”, me interpretimin e këngës “Somewhere Over The Rainbow”.

Megjithatë ishte propozimi i tij për të dashurën Bec në skenë menjëherë pas përfundimit të performancës, në sy të dy vajzave të tyre të vogla, që i përloti trajnerët e spektaklit si Rita Ora dhe Jessica Mauboy.

32-vjeçari nga Victoria, i cili zotëron një biznes kopshtarie, ra në gjunjë dhe i dha të dashurës dhe nënës së fëmijëve të tij, Bec, një unazë mahnitëse, shkruan DailyMail.

Interpretimi i këngës “Somewhere Over The Rainbow“ nga Eva Cassidy i rezultoi atij një ovacion të fortë nga Rita Ora, Jessica Mauboy, Guy Sebastian dhe Keith Urban – të cilët që të katër i kthyen karriget për të në audicionet e fshehura.

“Ishe ti që sapo e këndove atë?”, pyeti Keith i tronditur konkurrentin Mick, së bashku me Guy i cili tha se performanca ishte “thjesht fenomenale”.

Keith shtoi: “Një nga gjërat që mishëron kjo shfaqje është se ju nuk mund të gjykoni një libër nga kopertina e tij. Ka një bukuri absolute në zërin tënd dhe është e gjitha spirituale. Është shpirt i pastër”.

Jessica gjithashtu ndau mendimet e saj, duke thënë: “Ky moment e di që do të ndryshojë jetën tënde”.

Mick, i cili zgjodhi Jessicën si trajneren e tij, tronditi anëtarët e jurisë kur i propozoi të dashurës së tij Bec në një moment emocional në skenë.

Këngëtari i talentuar ra në njërin gju dhe i dhuroi një unazë mahnitëse fejese Becit, e cila kuptohet se ishte e humbur nga fjalët, dhe tha thjeshtë ‘Po!’.

Para propozimit, Mick zbuloi se sa shumë do të thotë familja e tij për të.

“Unë jam Mick Harrington. Unë zotëroj biznesin tim të kopshtarisë. Unë punoj shumë çdo ditë për fëmijët e mi dhe për partneren time të bukur”, tha ai para kamerës.

Njeriu i përkushtuar i familjes tha gjithashtu se e kupton “potencialin” që shfaqja e talenteve ka për të ndryshuar jetën e tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco