Pritjes i erdhi fundi, Eliza Dushku bëhet nënë për herë të dytë!

Pritjes i erdhi fundi, Eliza Dushku bëhet nënë për herë të dytë!

11:36, 10/08/2021

Para disa muajsh Eliza Dushku zbuloi se është në pritje të ëmbël të fëmijës së saj të dytë, lajm ky i cili i surprizoi shumë fansat.

Por, duket se pritjes së ëmbël i ka ardhur fundi dhe tashmë aktorja ka sjellë në jetë djalin e dytë.

Ajo dhe bashkëshorti i saj, Peter Palandijan, e kanë pagëzuar të birin me emrin Bodan.

Lajmin emocionues e ndau me të gjithë vetë Dushku, duke publikuar në llogarinë e saj në Instagram disa foto.

Aktorja ka publikuar disa foto të këmbëve të bebushit të porsalindur ku ndjekësit e kanë uruar në komente krahas fotos.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco