Regjisori i famshëm nuk e ndihmon nënën e tij financiarisht, dhe për këtë e ka një arsye

Regjisori i famshëm nuk e ndihmon nënën e tij financiarisht, dhe për këtë e ka një arsye

10:41, 10/08/2021

Quentin Tarantino është një nga regjisorët më të suksesshëm të momentit i cili  në moshën 12-vjeçare bëri një pakt me veten nëse do të bëhej një skenarist i suksesshëm.

Ai shprehet se refuzon kategorikisht ta ndihmojë nënën e tij financiarisht pasi ajo dikur tallej me ambiciet e tij për të shkruar.

Regjisori dhe skenaristi shtatë herë fitues i 'Çmimit Oskar' ka një pasuri neto të raportuar prej 120 milionë dollarësh (86.49 milionë funte).

Gjatë një interviste Tarantino ka treguar se nëna e tij një rast është bashkuar me mësuesit për ta qortuar për shkrimin e skenarëve në shkollë.

“Kur ajo më qortoi në atë mënyrë sarkastike, unë u betova dhe i thashë: Ok, kur të bëhem një shkrimtar i suksesshëm, nuk do të shihni kurrë asnjë qindarkë nga suksesi im. Nuk do të ketë shtëpi për ju. Nuk ka pushime për ju, asnjë Elvis Cadillac për mamanë. Ju nuk merrni asgjë. Sepse e thatë këtë “, u shpreh regjisori.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco