Dafina Dauti bën gjestin e madh/ Mungoi në dasmën ku do këndonte: Në ahegun tjetër do iu këndoj pa asnjë cent

Dafina Dauti bën gjestin e madh/ Mungoi në dasmën ku do këndonte: Në ahegun tjetër do iu këndoj pa asnjë cent

19:09, 09/08/2021

Ajo ka pasur të këndonte në një dasmë, si e përzgjedhur nga një familje kosovare. 

Por, duke e ditur që jemi njerëz dhe mund të sëmuremi, për arsye shëndetësore, Dafina Dauti nuk ka mundur që të këndojë në këtë aheng që u ftua, shkruan Syri Kosova. 

E, përpos që u kërkoi falje familjarëve që organizuan dasmën, të njëjtën gjë, këngëtarja e bëri në mënyrë publike.

Përmes një postimi në Instastory, Dafina kërkoi falje publike te familja Kuqi, duke i thënë se në ahengun e radhës, do të këndojë te ta, pa asnjë para.

Pra, pos gjestit fisnik siç është kërkimfalja, anën e saj humane Dafina e dëshmoi edhe me veprimin që do bëj, pra, të këndoj falas në një aheng tjetër të tyre.

Artistë si Dafina që tregohen kaq njerëzor dhe profesional kemi pak, e gjestin e saj thjesht duhet duartrokitur.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco