Babai i Britney Spears mashtron autoritetet për të marrë kujdestarinë e së bijës

Babai i Britney Spears mashtron autoritetet për të marrë kujdestarinë e së bijës

10:42, 09/08/2021

Britney Spears ende nuk e ka përfunduar betejën ligjore me babanë e saj lidhur me çështjen  e kujdestarisë.

Në disa dokumente të dorëzuara në një gjykatë në Los Angeles, Jamie shprehet se vajza e tij po vuan nga problemet me shëndetin mendor.

Ai thotë se kujdestaria e caktuar nga gjykata thotë se këngëtarja duhet të vendoset në një spital psikiatrik, pasi ajo ende nuk i mer ilaçet rregullisht.

“Zonja Montgomery më shpjegoi se vajza ime nuk po i merr në kohë dhe ashtu siç duhet ilaçet, nuk ka dëgjuar rekomandimet e skuadrës së saj mjekësore dhe refuzoi të takonte disa doktorë të saj”, thuhet në dokumentet e plotësuara nga Jamie Spears.

Image

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco