“Ai ka frymëzuar serbët për krimet në Kosovë”, Eva Murati e revoltuar për pjesëmarrjen e Goran Bregovic

“Ai ka frymëzuar serbët për krimet në Kosovë”, Eva Murati e revoltuar për pjesëmarrjen e Goran Bregovic

22:04, 04/08/2021

Moderatorja e njohur ka postuar Instastory duke reaguar për ngjarjet e fundit.

Eva Murati është një nga moderatoret më të dashura të ekranit shqiptar.

Ajo së fundi ka reaguar në rrjete sociale pasi doli lajmi se Goran Bregovic do të merr pjesë në Festën e Birrës në Korcë. Ky klajm ka tronditur shumë këngëtarë dhe fytyra publike shqiptare si nga Kosova ashtu edhe nga Shqipëria.

Ndër to ishte edhe moderatorja e njohur Eva Murati e cila u shpreh e revoltuar ndaj këtij lajmi duke thënë se ky ishte një vendim pa logjikë pasi ka shumë këngëtarë të ndryshëm të cilët do të duhej t`i kishin ftuar e jo një këngëtar serb i cili ka inkurajuar serbët për krime në Kosovë.

“Nuk vuaj nga Sindroma e Stokholmit. Përse të merret pikërisht një këngëtar serb që ka frymëzuar serbët për krimet në Kosovë”, u shpreh ajo.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco