Këngëtari serb në festivalin e Korçës, Vesa Luma dhe Genc Prelvukaj reagojnë ashpër

Këngëtari serb në festivalin e Korçës, Vesa Luma dhe Genc Prelvukaj reagojnë ashpër

17:27, 04/08/2021

Ditë më parë u raportua se artisti serb, Goran Bregovic është i ftuar në festivalin e Korçës.

Ky lajm bëri bujë dhe shkaktoi edhe reagime nga këngëtarët e estradës.

 

Prej atyre që kanë reaguar janë, Vesa Luma dhe Genc Prelvukaj të cilët shprehen pakënaqësinë e tyre përmes rrjeteve sociale.

“Jam e bindur që është një dezinformatë”, ka shkruar këngëtarja në postimin e saj derisa publikoi lajmin se Bregovic do jetë i pranishëm.

 

Ndërkohë, edhe Genc Prelvukaj e ka quajtur të gabuar pjesëmarrjen e tij dhe të pa arsyeshme.

“Duhet ta kuptojmë që nuk arsyetohet një gabim përmes gabimit tjetër të gjitha këto veprime janë të gabuara pa përjashtim, duke filluar nga favorizimi i produkteve serbe ne Kosovë, ftesa e Goran Bregovicit ne Korçë, flamujt serbë në lokale në Durrës, pjesëmarrja e shqiptarëve të Kosovës në koncertin e Cecës në Shkup, ndërtimi në Tiranë i pllakës përkujtimore të viktimave gjate grusht shtetit në Turqi, deri tek mbajtja e shtesave sllave apo bullgare në mbiemra në Maqedoni e Mal të Zi.

 

Një ditë, në një të ardhme që nuk duhet e afërt, gjerat mund të ndryshojnë, por deri atëherë shumë prej këtyre gjërave nuk mund të trajtohen aq thjeshtë dhe të kuptohen si zhvillime normale”, ka shkruar këngëtari.

Image

Image

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco