Jehona Sopi thotë se i ka shpëtuar një sulmi nga Al-Kaida

Jehona Sopi thotë se i ka shpëtuar një sulmi nga Al-Kaida

12:45, 12/07/2021

Jehona Sopi ka treguar një histori të cilën më parë nuk e kishte bërë të ditur për media.

Këngëtarja shqiptare e ftuar në “Prive”, ka zbulua një rast që i kishte ndodhur në Egjipt gjatë pushimeve në vitin 2005.

Ajo u shpreh se sa ishte në pushime bashkë me shoqërinë në Egjipt, kishte ndodhur një sulm pranë vendit ku qëndronte ajo, e që ky sulm ishte nga grupi terrorist i “Al Kaedës”.

Tutje, këngëtarja tregoi se nga ky sulm disa persona kishin mbetur të plagosur.

“Filluan të na nxirrnin jashtë dhe në momentin që kemi dalë, asfalti filloi të dridhej dhe kur eksplozivi shpërtheu të gjithë xhamat janë thyer. Ka qenë një tmerr me pa me sy, shkova në pushim pas disa viteve dhe pash gjak njerëz të lënduar shumë, pash një katastrofë me sytë e mi.”, tha Sopi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco