Simmons: Shumica në EULEX punonin që t’i mbushin xhepat me ari për gjëra të tjera nuk janë interesuar

Simmons: Shumica në EULEX punonin që t’i mbushin xhepat me ari për gjëra të tjera nuk janë interesuar

11:49, 12/07/2021

Ish-kryetari i Asamblesë së Gjyqtarëve të EULEX-it, Malcolm Simmons ka thënë se është bërë shumë pak për hetimin e krimeve të luftës në Kosovë, ani pse në vitin 2014 ka zbuluar dokumente, ku përfshihen informata për të dyshuarit serbë dhe të gjitha të dhënat personale të viktimave kosovare.

Duke raportuar para Komisionit për Legjislacion, Simmons tha se qëllimi kryesor i punës së EULEX ndër vite në Kosovë ka qenë dënimet dhe jo procesi gjykues i drejtë.

Simmons poashtu deklaroi se shumica e gjyqtarëve të EULEX-it kanë punuar vetëm sa për të bërë para sa më shumë për vete.

“Kanë punuar që të bëjnë sa më shumë para, që t’i mbushin xhepat me ari për gjëra të tjera nuk janë interesuar. Normalisht ka pasur edhe të tillë që kanë punuar në mënyrë të drejtë, por që janë në numër më të vogël. Pra ka pasur edhe prej atyre që punuan mirë në kuadër të EULEX-it”, shtoi Simmons.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco