Këngëtarja shqipare: Do bëja 10 fëmijë por kam këtë kusht

Këngëtarja shqipare: Do bëja 10 fëmijë por kam këtë kusht

12:25, 11/07/2021

Këngëtarja shumë e dashur për publikun, Olta Boka në një intervistë për "Revista Class" ka folur si rrallëherë për jetën e saj private, ndryshimin që përjetoi pas ardhjes në jetë të Gaias dhe rikthimin në muzikë.

"Të sjellësh në jetë fëmijë është superfuqi! Superheronjtë nuk kanë pamjen ideale, por janë idealet për ata që i kanë në jetë", u shpreh Olta.

Këngëtarja tha se Gaia është fëmijë aq i mbarë, sa ajo do të rriste edhe 10 fëmijë, me kusht që të ishin si vogëlushja.

"Gaia, falë Zotit, është e mbarë. Mund të rritja edhe 10 fëmijë nëse do të ishin si ajo. Nga opinionet edhe të të tjerëve, themi se Gaia është një miks midis të dyve ne. Gjatë shtatzënisë doja shumë t’i ngjante vetëm Ivit, por prej tij ka marrë tipare dominante si në pamje, dhe ne karakter dhe kjo më pëlqen shumë", u shpreh Olta.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco