10 persona të armatosur i hyjnë në shtëpi, Loredana publikon pamjet

10 persona të armatosur i hyjnë në shtëpi, Loredana publikon pamjet

18:29, 08/07/2021

Loredana, një nga reperet më të suksesshme në tregun muzikor ka rënë pre e grabitjes.

Ajo ka bërë të ditur se 10 persona me armë kanë hyrë në shtëpinë e saj dhe kanë vjedhur para, sende me vlerë dhe hard drive të kameramanit të saj.

Por ajo çfarë e trishton më shumë reperen është vjedhja e një sendi që për të ka shumë vlerë, prandaj kërkon ndihmën e ndjekësve për çdo lloj informacioni që mund të kenë.

“10 burra hyn në shtëpinë tonë me armë. Nuk mund ta besoj, unë vetë isha në gjumë. Nëse keni ndonjë informacion ju lutem na tregoni, nuk bëhet fjalë për paratë, por për një send shumë personal të timin që ma vodhën. Falë Zotit, familjes dhe skuadrës time nuk i ndodhi asgjë. Fatkeqësisht, hajdutët vodhën gjithë hard drive e kamermanit tonë. Dje e kuptova se çdo ditë duhet të jesh falenderues për gjërat që ke. Ne ishim në shtëpi”, shkruan Loredana duke publikuar edhe pamjet.

ImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco