Publikohen momentet e para nga dasma sekrete e Boris Johnson me Symonds

Publikohen momentet e para nga dasma sekrete e Boris Johnson me Symonds

11:56, 30/05/2021

Boris Johnson  dhe Carrie Symonds jo vetëm që i kanë dhënë fund beqarisë së tyre por tashmë kanë publikuar dhe fotot e para nga ceremonia e martesës.

Imazhi i ëmbël i realizuar në kopshtin e Downing Street publikuan pasi No10 më në fund konfirmoi që Kryeministri dhe partnerja e tij  lidhën kurorën në një 'ceremoni të vogël' në Katedralen Westminster dje pasdite, me një festë të planifikuar për verën e ardhshme.

Fotografia tregon zonjën Symonds të veshur me një fustan të bardhë me dantella dhe një kurorë me lule të bardha në flokët e saj, ndërsa ajo shikon me dashuri burrin e saj të ri në kopshtin plot diell.

Ndërkohë, Z. Johnson, i cili shfaqet i veshur me një kostum të errët, duket se ka krehur flokët e tij ‘të padisiplinuara’ për këtë rast, megjithëse kravata e tij është pak e shtrembër.  

Ministrat, deputetët, dhe udhëheqësi i Punës Keir Starmer kanë uruar hapur Kryeministrin për martesën e tij. 

Një zëdhënës i Downing Street konfrimoi gjithashtu:  'Kryeministri dhe zonja Symonds u martuan dje pasdite në një ceremoni të vogël në katedralen Westminster.

Kjo vjen vetëm gjashtë ditë pasi çifti, i cili u fejua në ishullin Karaibe të Mustique në Dhjetor 2019 dhe u bënë prindër të Wilfred, një vjeç, u dërgoi ftesa miqve për dattën, 30 Korrik 2022 për një festë martese.

Pavarësisht dërgimit të ftesave, çifti kuptohet se kishte planifikuar fshehurazi ceremoninë e vogël për gjashtë muaj dhe i përdorën ato' ftesa' për të larguar vëmendjen e fansave nga dasma.

 Z. Johnson që do të rikthehet në punë javën e ardhshme, dhe akoma nuk dihet nëse çifti, i cili do të bëjë paraqitjen e tij debutuese si burrë dhe grua në samitin e G7 në Qershor, do të ketë një muaj mjalti.

Image

Image

Image

 

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco