Lady Gaga njofton ribotimin e 'Born This Way'

Lady Gaga njofton ribotimin e 'Born This Way'

10:22, 30/05/2021

Dhjetë vjet pas publikimit të albumit "Born This Way", këngëtarja dhe aktorja amerikane Lady Gaga njoftoi ribotimin e saj në Instagram, e cila do të jetë në dispozicion nga 18 qershori.

Në përshkrimin e fotos në Instagram, këngëtarja shpjegoi se albumi do të përmbajë të gjitha këngët origjinale me një set aranzhimesh nga artistë të njohur.

"Born This Way The Tenth Anniversary' një botim special të albumit në një paketë të re që do të jetë në dispozicion më 18 Qershor", shkroi Gaga. 

"Përveç 14 këngëve origjinale në album, publikimi i 'The Tenth Anniversary' gjithashtu përmban një disk të dytë me versione të përpunuara të këngëve nga artistë të mahnitshëm që përfaqësojnë dhe avokojnë për komunitetin LGBTQIA."

Aktorja e filmit "House of Gucci" gjithashtu zbuloi se e para nga lista e re e këngëve është performanca e "Judas", e cila u përpunua nga artisti Big Freedia. 

"Judas" është në dispozicion në YouTube që nga dje, por edhe në të gjitha platformat e transmetimit.

Sipas revistës Rolling Stone, reperi posaçërisht dëshironte ta përpunonte këtë këngë.

"'Judas' ishte kënga ime e preferuar nga albumi kur u lansua fillimisht, kështu që unë vërtet doja ta përpunoja", tha Freedia, "Unë jam e ngazëllyer që do të dal e para kur bëhet fjalë për këtë projekt!".


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco