VIDEO/ Publikohet kënga e Dhurata Dorës me Maitre Gims

VIDEO/ Publikohet kënga e Dhurata Dorës me Maitre Gims

21:04, 28/05/2021

Pritja e fansave mori fund. Bashkëpunimi i Dhurata Dorës me këngëtarin e mirënjohur ndërkombëtar Maitre Gims sapo është publikuar dhe qenka po aq e bukur sa e prisnim. 

 

Projekti titullohet “Only you”, dhe videoklipi duhet ta pranojmë se qenka “flakë fare”.

 

Projekti i tyre është xhiruar në Maldives dhe është një këngë ritmike verore e plot ngjyra. Duket se ky bashkëpunim është përqafuar direkt nga fansat pasi ende pa kaluar një orë nga publikimi numëron rreth 100 mijë klikime.

 

Kujtojmë se kjo nuk është hera e parë që dy artistët bëhen bashkë. Në dhjetor të 2019 ata sollën bashkëpunimin e tyre të parë me titull “Te quiero”. Kjo këngë u prit goxha mirë nga publiku ndonëse është vetëm në versionin audio dhe nuk u shoqërua nga një videoklip zyrtar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco