Moderatorja flet për herë të parë për problemet me shëndetin mendor

Moderatorja flet për herë të parë për problemet me shëndetin mendor

17:45, 28/05/2021

Moderatorja shqiptare, Fjoralba Ponari, përmes një pyetësori në “Instagram” i është përgjigjur pyetjeve të ndjekësve, e ndër të tjera ka treguar edhe për problemet që ka pasur gjatë jetës.

 

Fjoralba ka treguar se në periudha të ndryshme ka vuajtur nga problemet të shëndetit mendor, si ankthi dhe depresioni.

Image

“Po, nga të gjitha edhe pse në periudha të ndryshme të jetës! Është me shumë rëndësi të kesh mbështetjen si bashkëudhëtarë, të njerëzve të tu më të rëndësishëm në luftën me secilën prej atyre që ke përmendur. Nëse nuk ke besim te njerëzit që ke afër, kërko ndihmë te një profesionit, më besooo është shumë e rëndësishme të ndash atë që po kalon me dikë tjetër, çfarëdo qoftë ajo që po ndjen”, shkruan Fjoralba.

Image

“Këngët aty janë po presin momentin e duhur për tu publikuar. Por çdo artist (e që më tepër një artist që lançohet për herë të parë), e di fare mirë sa me risk do ishte të sillte diçka në treg në periudhë të vështirë”- tregoi Fjoralba, pasi u pyet kur do t’i sjellë këngët që ka premtuar prej kohësh.

 

 

Kohë më parë ajo zbuloi se do të vinte në bashkëpunim me Mc Kreshën dhe emra shumë të njohur të muzikës, por deri më tani nuk kemi parë ende asgjë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco