VIDEO/ Gjon’s Tears: Nuk dua të bëj skandal, kjo puna jashtë datës...

VIDEO/ Gjon’s Tears: Nuk dua të bëj skandal, kjo puna jashtë datës...

17:31, 28/05/2021

U komentua shumë ditët e fundit intervista që Gjon Muharremaj, i njohur e emrin e artit Gjon’s Tears kishte dhënë më herët ku kishte se ka pasur dëshirën që të përfaqësonte Shqipërinë në “Eurovision”, por organizatorët e Festivalit të Këngës e kanë lënë jashtë pasi ishin plotësuar vendet.

 

Sot Gjoni, ishte i ftuar në një lidhje me “Skype” me emisionin “Wake Up”, në Top Channel, ku u pyet lidhur me përgjigjen e Alketa Vejsiut.

 

“Nuk më intereson shumë. Kjo puna ‘jashtë datës’, ok. Nuk e kisha dëgjuar këtë, tani po e dëgjoj. Tani s’dua të bëj skandal, asgjë. S’e kam problem. Zvicra më pranoi dhe jam shumë krenar. S’kam problem me asnjë, jam i lumtur që u bë “Eurovisioni”. Për mua kjo është histori e vjetër, le të shkojmë përpara”, u shpreh Gjoni.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco