Tuba Buyukustun prej 3 muajsh në një lidhje me biznesmenin turk dhe tani u mësua që janë bashkë

Tuba Buyukustun prej 3 muajsh në një lidhje me biznesmenin turk dhe tani u mësua që janë bashkë

19:16, 26/05/2021

Tuba Buyukustun po përpiqet ta mbajë sa më larg vëmendjes së publikut jetën e saj private, aq sa për 3 muaj e ka mbajtur të fshehtë lidhjen me një biznesmen turk. Sipas mediave turke, aktorja është në një lidhje me pronarin e një agjencie konsultimi, Erdinç Çatak.

Dyshja nuk janë shfaqur kurrë në publik dhe as nuk janë fotografuar bashkë nga paparacët, por prej 3 muajsh ndiqen në rrjete sociale.

 

I vetmi detaj që fansat kanë kapur është se të dy kanë publikuar foto nga i njejti vend në Bodrum muajin e kaluar.

Aktorja Tuba Buyukustun u bë shumë e famshme në vendin tonë me rolin e Elifit në “Diamante dhe dashuri” dhe më pas si Suhan në “Xhesuri dhe e bukura”. Aktorja tani luan rolin e Mavit në serialin “Vajza e ambasadorit”.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco