Kassandra e famshme në luftë me kancerin e gjirit: Ajo dërgoi një mesazh të fortë!

Kassandra e famshme në luftë me kancerin e gjirit: Ajo dërgoi një mesazh të fortë!

08:51, 21/05/2021

Parandalimi mund të shpëtojë jetën tuaj! Kassandra e famshme u tregoi ndjekësve të saj në Instagram rëndësinë e parandalimit të kancerit të gjirit. Aktorja venezuelase, Coraima Torres (47), e cila u bë e famshme për rolin e saj si Kassandra, u përball me një tumor beninj të gjirit në vitin 2018

Aktorja e adhuruar në vitet ’90-ta, tani po rrit ndërgjegjësimin e njerëzve në mediat sociale për rëndësinë e kontrolleve të rregullta, duke postuar një foto nga kontrollet.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Coraima Torres (@lacoraima)

“I kam filluar kontrollet javën e kaluar. Dua t’ju informoj se mamografia ime dhe ultrazëri i gjirit shkuan mirë. Për shkak të tumorit, duhet të bëj kontrolle çdo gjashtë muaj”, ka shkruar aktorja e famshme.

“Kur bëj vetë një ekzaminim me prekje, nuk është e lehtë për mua, sepse gjithmonë kam frikë. Por është e rëndësishme të ekzaminoheni, edhe një herë në muaj. Është shumë mirë të kuptosh që kontrollet në kohë mund të të shpëtojnë jetën”, tha Coraima.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco