Kjo është premiera më e re e Baletit Kombëtar

Kjo është premiera më e re e Baletit Kombëtar

12:46, 17/04/2021

Institucioni më i lartë i arteve vallëzuese / performuese në Kosovë, Baleti Kombëtar i Kosovës shfaqi premierën “Entre dos Aguas & Troy Game” – një shfaqje e veçantë në dy pjesë e me karaktere shumë të ndryshme.

Pjesa e parë “Entre dos Aguas” ngërthen një anë estetike me elemente spanjolle, me muzikë të veçantë instrumentale të llojit flamenco rumba të kitaristit të njohur të këtij zhanri muzikor Paco de Lucía dhe Simon Rodgers, derisa në anën tjetër patëm një tablo shumë më perkusive dhe moderne me muzikë nga Bob Downes.

Ishte ky rast i rallë dhe i veçantë që Baleti pati për koreograf Robert Northin personalitet i shquar i baletit me një ndjeshmëri të veçantë muzikore, duke shërbyer edhe si bazë e ndërtimit të konceptit koreografik. 

Kjo shfaqje vazhdon të dëshmojë rezistencën kulturore, kapacitetin e larmishëm programor që e ka Baleti Kombëtar dhe gatishmërinë për të dhënë kontribut e për të lidhur personalitete të profilit të lartë të baletit në Kosovë dhe jashtë vendit me çka pasurohen njohuritë ndërkombëtare për kulturën tonë dhe njëherësh zhvillohet diplomacia kulturore.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco