Kënga Magjike/ Xhesika Pola dhe Klint Çollaku flasin për duetin në këngën që vodhi zemrën e publikut

Kënga Magjike/ Xhesika Pola dhe Klint Çollaku flasin për duetin në këngën që vodhi zemrën e publikut

11:02, 22/03/2021

Mëngjesin e sotëm, i ftuar në emisionin “Kafe Shqeto” në Syri Tv, në një lidhje me Skype, ishte këngëtarja e njohur Xhesika Polo dhe Klint Çollaku, të dy emra jo pak të njohur të skenës shqiptare dhe tashmë pjesmarrës së bashku në një duet3 në Këngën Magjike 2021.

Klint Çollaku foli në lidhje me pritjen dhe performancës së këngës së tyre ‘S’më vret’ në Këngë Magjike.

"Për mua ishte një emocion i madh dhe i bukur dhe nga këngët e fundit që kam nxjerrë kjo është kënga që është pritur më shumë nga të gjitha dhe e kam shijuar."

Klinti gjithashtu foli dhe për skenografinë e këngës e cila ishte mjaft interesante. Në lidhje me këtë, Xhesika Polo u shpreh:  Për mua emocionet kanë qenë po njësoj dhe ka qenë një sfidë për ne të dy dhe ne jemi miq dhe ishte një sfidë për ne të ruanim seriozitetin në skenë gjatë gjithë kohës.

Xhesika dhe Klinti treguan se kishin parë një ëndërr e cila shërbeu si një udhëzues i rrugës së tyre në 'Këngë Magjike'.

Xhesika, ndër të tjera, foli edhe për një humbjë peshe që ka pësuar kohët e funit, me dashje, duke shpjeguar se nuk ka mbajtur dietë por thjeshtë ka ngrënë në porcione më të vogla.

Të pyetur nga moderatori Flavio Qarri se cilat janë pritshmëritë që dyshja ka në 'Këngë' Magjike këtë vit, Klinit u shpreh: Unë do doja që njerëzit të përjetojnë atë emocionin që këmi përjetuar ne kur e kemi kompozuar këtë këngë. Unë nuk kam pritshmëri për çmim dhe thjeshtu dua që kënga të dëgjohet.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco