CNN: Jennifer Lopez dhe Alex Rodriguez thonë se janë ende së bashku

CNN: Jennifer Lopez dhe Alex Rodriguez thonë se janë ende së bashku

13:07, 14/03/2021

Çifti i njohur ditën e djeshme kanë qenë të komentuar në media lidhur me spekulimet se janë ndarë.

Megjithatë, CNN ka hedhur poshtë raportimet në media duke thënë se kanë kontaktuar me çiftin dhe ata kanë thënë se nuk bëhet fjalë për ndonjë ndarje, transmeton lajmi.net.

Dyshja e famshme kanë konfirmuar se janë bashkë, ndarja nuk është përfundimtare dhe ata po mundohen të zgjidhin problemet e tyre në privatësi.

Përfaqësues të J.Lo dhe A.Rod në një deklaratë për CNN thanë se nuk i kanë thënë njëri-tjetrit lamtumirë edhe pse kanë disa probleme, shton tutje CNN.

Megjithëse gjenden në një periudhë delikate në marrëdhënien e tyre, po luftojnë fort për të mbajtur dashurinë e tyre gjallë dhe ne urojmë që t’ia dalin.

Kujtojmë se diva e muzikës dhe filmit dhe lojtari i Yankes janë bashkë që prej vitit 2017-të, e që prej asaj kohe kanë qenë të pandarë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco