CR7 dhe Georgina ‘sfidojnë' autoritetet/ Një tjetër  video e 'nxehtë' e 'arratisjes' në Courmayeur

CR7 dhe Georgina ‘sfidojnë' autoritetet/ Një tjetër video e 'nxehtë' e 'arratisjes' në Courmayeur

11:52, 29/01/2021

Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodriguez duket se nuk i shqetësojnë polemikat e ditëve të fundit në lidhje me thyerjen e rregullave anti-covid.

Ndërsa policia ka filluar të hetojë historinë e sulmuesit të Juventuesit për kapërcimin e kufijve të zonës portokalli për dy ditë të jashtëligjshme por romantike me Georgina Rodriguezin e tij në borën e Courmayeur.

Georgina së fundmi i ka hedhur më shumë 'benzinë zjarrit' duke postuar një video ku për vendodhje shkroi qytetin Mole, por ndjekësit shprehën shumë dyshime.

"Ne kurrë nuk kemi parë kaq shumë borë në Torino" shkruan dikush. "Torino? Nuk do ta thosha kështu, ”shton një tjetër. 

"Banjat e famshme të Torinos" shkruan me ironi një komentues tjetër.

 Dhe larg shakave dhe ironisë, videoja shihet dhe rishikohet.

 Të dy të dashuruarit shihen në video duke u puthur me pasion në ujin e nxehtë, të një pishine të rrethuar nga bora. 

Pasioni midis të dyve është në qiell dhe ata nuk kujdesen për polemikat mbi udhëtimin e jashtëligjshëm. 

Rodriguez pak ditë më parë fryu 27 qirinj dhe për këtë rast lojtari i Juventusit i dha asaj një pushim romantik në male dhe më pas përfunduan festimet në shtëpi me të gjithë fëmijët.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco