Shokon Brigitte Bardot: Virusi gjë e mirë, jemi bërë shumë njerëz në tokë

Shokon Brigitte Bardot: Virusi gjë e mirë, jemi bërë shumë njerëz në tokë

23:26, 28/01/2021

Ikona e kinemasë franceze, Brigitte Bardot, e tërhequr prej vitesh tashmë, ka befasuar me opinionin e saj ekstrem mbi sëmundjen që sot ka gjunjëzuar botën.

Intervista e saj, që do të dalë e plotë në të përjavshmen “Oggi” me rastin e ribotimit të autobiografisë së aktores së madhe, është plot me opinione ekstreme që nisin nga aktualiteti politik e deri tek Covid 19.

“Unë jam për një qeveri autoritare, të aftë të vërë rregull në shtëpinë tonë të madhe. Kur mendoj se qeveria franceze i margjinalizon qytetarët e varfër që punojnë fort, por marrin më pak ndihma se emigrantët, kjo më tmerron”, shprehet ajo. më tej, flet dhe për pandeminë.

“Druhem se Covid dhe sëmundje të tjera të mëdha si kjo që po paralajmërohen, do të rivendosin në mënyrë të dhimbshme një rend të ri. Kur ata 5 miliardë njerëzit e tepërt mbi këtë tokë të zhduken, natyra do të rifitojë të drejtat e saj. pyes vetën a mos vallë ky virus është diçka e mirë? Mos është një lloj vetërregullimi nga një mbipopullim i qartë, të cilin nuk kemi qenë të zotët ta kontrollojmë”, mësohet të ketë thënë ajo. Me të tilla pohime, nuk është çudi që publikimi i intervistë së plotë të pasohet me polemika të mëdha, në Francë e jashtë saj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco