Dolce & Gabbana zgjedh një muzë të kolme për koleksionin e ri

Dolce & Gabbana zgjedh një muzë të kolme për koleksionin e ri

21:06, 28/01/2021

Aktorja italiano-spanjolle, Vanessa Incontrada do të jetë protagonistja e fushatës së re reklamuese e Dolce & Gabbana.

Vanessa, një frymëzim i formave të bëshme dhe një fytyrë e njohur tashmë në botën italiane të argëtimit, për rolin e saj si prezantuese, showgirl dhe aktore.

Portreti në të cilin 42-vjeçarja shfaqet e veshur me një fustan Dolce & Gabbana me mëndafsh të kuq, i cili ‘përkëdhel’ format e saj. Përreth, skena është e pasur dhe e plotë kudo: midis jastëkëve prej kadifeje, xhevahireve, një kolonë që mban një vazo me lule, por asgjë nuk ia tërheq vëmendjen vëzhguesit nga imazhi i muzës së re të Dolce & Gabbana.

Dolce & Gabbana gjithashtu njofton se koleksioni i ri do të jetë veçanërisht për vajzat dhe gratë e kolme.

Veshjet do të jenë në dispozicion deri në madhësinë italiane 54, një vendim që rezonon si një arritje e madhe, për të gjithë industrinë e modës, në emër të një mode gjithnjë e më demokratike dhe gjithëpërfshirëse.

Kritikuar nga shumë dhe shpesh në mënyra të egër për format e saj, ajo kurrë nuk bëri dietë ose të përpiqej të ndryshonte për të kënaqur dikë ose për t'iu përshtatur standardeve estetike nga të cilat nuk ndihej e përfaqësuar. 

 

 

 

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco