FOTO/ Pas spekulimeve për fejesë, çifti i njohur blejnë vilën luksoze prej 12.5 mln dollarësh

FOTO/ Pas spekulimeve për fejesë, çifti i njohur blejnë vilën luksoze prej 12.5 mln dollarësh

21:42, 28/01/2021

Pak javë më pare, u tha se ata janë fejuar, pasi aktorja u pa me një unazë në gisht.

Ndërsa tani, mediat huaja shkruajnë se Dakota Johnson dhe Chris Martin kanë lëvizur zyrtarisht së bashku, në një vendbanim luksoz prej 12.5 milion dollarësh në Malibu. Shtëpia ishte blerë disa muaj më parë, më 22 Tetor. Rezidenca me gjashtë dhoma gjumi dhe nëntë banjo, shtrihet në një sipërfaqe prej 5.338 metra katrorë.

Gjithashtu përmban një shtëpi mysafirësh dykatëshe me një dhomë lojërash, një pishinë dhe një zonë Barbecue në natyrë. Ylli i “Fifty Shades of Grey” dhe këngëtari i Coldplay nuk do të shqetësohen për sigurinë. Prona është plotësisht e mbyllur dhe ka masa të gjera të sigurisë.

Johnson, 31 vjeç dhe Martin, 43 vjeç, janë të lidhur që nga viti 2017 kur çifti u pa në një takim sushi së bashku në Los Angeles. Çifti e ka mbajtur private marrëdhënien dhe burime pranë tyre thanë më vonë se ata janë “mjaft seriozë” në këtë marrëdhënie.

Dyshja ka bashkëpunuar dhe në fushën profesionale. Në fillim të këtij viti, Johnson drejtoi një video muzikore për bandën hit të Martinit, “Coldplay”.

 

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco