Loredana Zefi paralajmëron albumin e ri 'Medusa'

Loredana Zefi paralajmëron albumin e ri 'Medusa'

17:27, 21/09/2020

Ajo ishte shkëputur për pak kohë nga rrjetet sociale.

Dhe reperja Loredana Zefi së fundmi ka bërë rikthimin në Instagram dhe ka njoftuar fansat për më të rejat në jetën dhe karrierën e saj.

Biondja, e cila numëron 2.8 milionë ndjekës, është duke punuar në albumin e ri dhe ky pritet të lansohet në muajin dhjetor.

Kjo u bë e ditur në rrjetet sociale nga faqja zyrtare e ‘Modus Mio’, studioja me të cilën është duke bashkëpunuar 24 vjeçarja.

“Mbreti Lori është kthyer dhe po mbron fronin e saj. Albumi i saj i ri Medusa më në fund do të dalë më 11 dhjetor”, thuhet në postim.

Gjithashtu, është zbuluar edhe nga vet artistja  përmes një postimi në Instagram.
 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco