I dha fund martesës pas 7 vitesh, këngëtarja rrëfen vështirësitë e divorcit

I dha fund martesës pas 7 vitesh, këngëtarja rrëfen vështirësitë e divorcit

12:18, 14/09/2020

Kelly Clarkson, i ka dhënë fund martesës 7-vjeçare me Brandon Blackstock.

Lajmet se çifti i njohur po ndaheshin, u zbuluan në fillim të qershorit.

Në një intervistë për “Sunday Today”, këngëtarja foli për vështirësitë e përfundimit të martesës së saj.

“Nuk është më sekret. Jeta ime ka qenë pak e vështirë dy muajt e fundit. Unë kam biseduar me miq që janë divorcuar. Kjo është gjëja më e keqe ku dikush mund të përfshihet,”- shtoi ajo.

Kelly dhe 43-vjeçari ishin të martuar për gati 7 vite dhe kanë dy fëmijë së bashku, River, 6 vjeç dhe Remington, 4 vjeç.

Ndërkohë, drama e divorcit do të shërbejë si frymëzim për karrierën muzikore të saj.

 

Kelly Clarkson explains why she can't be 'truly open' about 'certain  aspects' of her divorce | Fox News

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco