Në 5 vjetorin e lidhjes, këngëtarja e njohur merr propozimin për fejesë

Në 5 vjetorin e lidhjes, këngëtarja e njohur merr propozimin për fejesë

11:14, 14/09/2020
Këngëtarja Myleene Klass ka zbuluar se është fejuar me të dashurin e saj, Simon Motson, në 5 vjetorin e lidhjes.
 
Në një intervistë për revistën 'Hello', Myleene tregoi momentin se si e propozoi për martesë muajine kaluar, Simon. 
 
42 vjeçarja tha se burri i saj u ul n gjunjë në kopshtin e tyre, të cilin ai e dekoroi njësoj si në takimin e tyre të parë dhe e befasoi atë me një unazë diamanti nëntë karat.
 
“Ne jemi fejuar. Ai më propozoi për martesë, duke u ulur në gjunjë, mendova se po bënte shaka. Isha me të vërtetë pa fjalë”, shtoi ajo.
 
Në anën tjetër, Simon shtoi se po priste me padurim këtë moment dhe më në fund ëndrra e tij u realizua.
 
Myleene dhe Simon filluan të takoheshin në vitin 2015, pak vite pas ndarjes së artistes nga burri i saj, Graham Quinn në 2012 dhe ata mirëpritën fëmijën e tyre të parë së bashku, djalin Apollo, në gusht të vitit të kaluar.
 
 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco