Linja e re e veshjeve kritikohet ashpër, por Kim e ka një përgjigje....

Linja e re e veshjeve kritikohet ashpër, por Kim e ka një përgjigje....

09:43, 14/09/2020

Linja e re për gra shtatzëna e Kim Kardashian nga marka e veshjeve 'Skims' ka shkaktuar polemika të shumta në mediat sociale gjatë fundjavës.

Por, 39 vjeçarja mbrojti linjën e saj në Instagram, duke mohuar akuzat se linja e saj po i bën presion grave shtatëzan për të maskuar linjat e tyre. 

Kim Kardashian i është përgjigur reagimeve në lidhje me veshjet e saj, me një video ku shihet modelja e njohur Chrissy Teigen. 

Chrissy thotë se nuk ndihet në presion për të fshehur barkun e saj të rritur.

"Për femrat mund të jetë problem të zgjedh veshjet kur është shtatzënë.

Por kjo linjë rrobash nuk ta zvogëlon aspak barkun, është në të vërtetë një material i hollë në krahasim me pjesën tjetër të veshjes.

Ai siguron mbështetje për të ndihmuar në peshën e tepërtë që ka barku, e cila ndikon në pjesën e poshtme të shpinës tuaj, duke iu dhënë edhe dhimbje," vazhdoi ajo.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco