Ja si reagoi Ledri kur mësoi se do bëhej baba i një vajze

Ja si reagoi Ledri kur mësoi se do bëhej baba i një vajze

08:52, 14/09/2020

Ledri Vula dhe Sara Hoxha, së shpejti do të bëhen prindër të një vajze. 

Këngëtari ishte i ftuar këtë fundjavë te "E diela shqiptare", ku në një intervistë për moderatorin Ardit Gjebrea, ndau emocionet e t'u bërit baba. 

Ledri u shpreh se mezi pres ardhjen e së bijës dhe se si ka reaguar kur mësoi gjininë e foshnjës. 

Ai tha se menjëherë ka menduar nëse do jetë aty për ta mbrojtur nëse atë do e ngacmojnë

Më tej, ai shtoi se fakti që do bëhet me vajzë ka bërë që ai të sillet akoma më mirë me Sarën.

"Më ka ardhur në mend, a do të ma ngacmojë njeri? A do jem aty për ta mbrojtur?

Më ka bërë të mendoj për sjelljen time, për të kaluarën. Më ka bërë të sillem tani e tutje edhe më mirë me Sarën", u shpreh ai. 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco