Zbardhen detaje nga momentet e fundit të jetës së Naya Rivera

Zbardhen detaje nga momentet e fundit të jetës së Naya Rivera

08:19, 13/09/2020

Trupi i saj u gjet i pajetë në Liqenin Piru të Kalifornisë, ndërsa autopsia konfirmoi se trupi ishte i saji ndërsa vdekja ishte aksidentale.

Aktorja e njohur Naya Rivera u zhduk në 8 korrik, ndërsa shëtiste me varkë me djalin e saj 4-vjeçar Josey. 

Kërkimet për të nisën, pasi djali u gjet në gjumë i vetëm në një varkë në mes të liqenit. Në atë moment nuk kishte asnjë gjurmë të aktores. Ai tha që nëna e tij nuk u kthye më me të kur shkuan për të notuar.

Së fundmi, mediat e huaja shkruajnë se në raportin e ri të autopsisë janë zbuluar detaje të tjera, të cilat tregonin momentet e fundit të saj.

Naya Rivera bërtiti për ndihmë menjëherë para se të mbytej, duke mbledhur gjithë forcën e saj për të çuar djalin e saj 4-vjeçar përsëri në një anije.

“Kur Rivera e kishte shtyrë djalin e saj në anije, ai ishte kthyer pas dhe pa nënën e tij me një dorë lart ujit duke thënë ‘ndihmë”, thuhet në raport.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco