Sërish telashe për Lindsay Lohan?

Sërish telashe për Lindsay Lohan?

08:03, 13/09/2020

Nuk është hera e parë që ajo përfshihet në telashe ligjore. Kësaj here, Lindsay Lohan po përballet me një proces gjyqësor që mund t’i kushtojë rreth $365.000.

Sipas Entertainment Tonight, gjigandi botues HarperCollins e ka hedhur aktoren në gjyq, pas pretendimeve se ajo ka prishur marrëveshjen e vendosur mes dy palëve.

Në vitin 2014, Lohan nënshkroi një kontratë me shtëpinë botuese dhe në dokumentet e gjykatës thuhet se ajo nuk arriti të siguronte një dorëshkrim të premtuar.

HarperCollins e padit aktoren me $3650.000, pasi ajo pretendon se kjo është një paradhënie që i takonte shtëpisë botuese, por që nuk e ka marrë. Kompania shprehet gjithashtu se nuk e mori kurrë librin e premtuar nga Lohan.

Aktores iu lejua një lëshim në afatin kohor, pasi ajo nuk arriti të përmbushte afatin e saj të parë dhe HarperCollins pretendon se ka qenë në kontakt me ekipin e Lohan dhe se ka kërkuar të ndërpresë kontratën, duke kërkuar edhe kompensimin e gjithë shumës së parave.

Lindsay Lohan i është ofruar deri në $1 milion për të shkruar kujtimet e saj në mars, 2014.

Redaktorët ishin nën supozimin se Lohan do ta mbështeste punën e saj në një ditar që ajo mbajti gjatë kohës së saj në rehabilitim, por dorëshkrimi i saj nuk u materializua kurrë.

Më parë, aktorja është arrestuar disa herë gjatë viteve 2007-2010, për problemet e saj me alkoolin dhe drogën.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco