E lindur në Belgjikë, 11 vite më e re, njihuni me të dashurën e Seldi Qalliut

E lindur në Belgjikë, 11 vite më e re, njihuni me të dashurën e Seldi Qalliut

13:39, 12/09/2020

Ndonëse ai publikoi foton duke e puthur në buzë miss-in vetëm para dy ditësh, këngëtari na ka prezantuar me të më herët, pasi ajo ka qenë pjesë e klipit të fundit të tij “Nutella”.

E fansat, përpos urimeve, kanë nisur me pyetjet se kush është kjo vajzë, me të cilën Seldi ka bërë fejesë të fshehtë. Sindi i përket ditëlindjes 10 shtator të vitit 1998, është shqiptare dhe ka lindur në Belgjikë.

Aty është duke vazhduar dhe karrierën e saj profesionale në fushën e modës.

Para dy vitesh, ajo u zgjodh shoqëruesja e parë e “Miss Brukselit”.

Krahas modës, Sindi ka studiuar në degën e Ekonomikut.

E pasi e pamë në skenat romantike të klipit të tij, ku Seldi shfaqej në shtrat me të, tashmë ai vendos ta zyrtarizojë lidhjen edhe para syve të publikut, duke bërë postimin më të nxehtë ndonjëherë në “Instagram”-in e tij.

Ky vendim i rëndësishëm i artistit vjen dy vite pas ndarjes nga këngëtarja e njohur, Mimoza Shkodra, dhe pikërisht në ditën kur modelja, tashmë partnerja e tij, festoi ditëlindjen.

Sidoqoftë, çifti duket se po shijon prej kohësh një romancë të bukur, edhe pse konfirmimi u bë tani.

Sa i përket pjesëmarrjes në klipin e tij “Nutella”, ata u shfaqën në skena intime, që ishin mbase një paralajmërim për çiftin e ri të shoëbizzit shqiptar.

Kujtojmë që Seldi pas ndarjes nga Mimoza Shkodra bëri një stopim të jetës virtuale në “Instagram”. Panoramaplus

ImageImageImageImage

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco