Vajza nuk lejohet të hyjë në muzeun e Orsay-t, arsyeja është gjoksi i saj

Vajza nuk lejohet të hyjë në muzeun e Orsay-t, arsyeja është gjoksi i saj

12:16, 11/09/2020

Muzeu më i madh i Parisit “Orsay”, galeritë e të cilit shfaqin disa nga nudot më të famshme në botë, është akuzuar për diskriminim dhe seksizëm pasi i refuzoi hyrjen një studenteje të letërsisë që mbante veshur një fustan me dekolte të hapur.

“Qetësohu, zonjë. Rregullat janë rregulla”, i tha Jeanne një zyrtar i muzeut, pa e sqaruar në mënyrë të qartë se çfarë rregulli kishte shkelur.

"Në asnjë moment askush nuk tha se gjoksi im ishte një problem. Unë kisha përshtypjen që të gjithë po shikonin gjoksin tim. Unë nuk isha asgjë më shumë sesa gjoks” shkroi vajza.

Ajo përshkruan ndjenjën e turpërimit ndërsa thotë se stafi i shikonte dekoltenë.

“Unë pyeta se çfarë po ndodhte, por askush nuk u përgjigj. Ata shikonin gjoksin tim ... Unë nuk e kuptova vërtet se çfarë po ndodhte".

Unë nuk jam vetëm një trup. Standardet tuaja të dyfishta nuk duhet të jenë pengesë për qasjen time në kulturë dhe njohuri", shtoi ajo.

Përfundimisht, pasi veshi xhaketën, Jeanne u lejua të hynte.

Kur postimi u bë viral, muzeu shkroi në Twitter se ishte vënë në dijeni të incidentit, për të cilin "pendohej thellësisht".  

Dhe me sa duket situata është qetësuar më vonë pasi një zyrtar i muzeut kërkoi ndjesë Jeanne-s me anë të një telefonate.

Image

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco