Ismaili e Hasani diskutojnë për bashkëpunimin BQK-OEGJK

Ismaili e Hasani diskutojnë për bashkëpunimin BQK-OEGJK

20:32, 20/09/2023

Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Ahmet Ismaili me bashkëpunëtorë ka takuar Drejtoreshën Ekzekutive të Odës Ekonomike Gjermano-Kosovare Nora Hasani, me të cilën kanë diskutuar lidhur me përmirësimin e kornizës ligjore, mundësitë për rritjen e investimeve të huaja në ekonominë e Kosovës, rritjen e qasjes në shërbimet financiare dhe çështje tjera që lidhen me objektivat e BQK-së.

Me këtë rast, guvernatori Ismaili e ka falënderuar Hasanin për punën dhe kontributin e Odës Ekonomike Gjermano-Kosovare në mbështetje të ekonomisë së Kosovës.

“Në takim u konkludua se bashkëpunimi ndërmjet Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës dhe Odës Ekonomike Gjermano-Kosovare do të rritet në të ardhmen në funksion të zhvillimit ekonomik të vendit”, thuhet mes tjerash në njoftimin për media nga BQK-ja.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco