Bie interesi i shqiptarëve për të investuar në kriptomonedha

Bie interesi i shqiptarëve për të investuar në kriptomonedha

07:41, 09/05/2024

Numri i klientëve shqiptarë të bankave që zgjedhin të investojnë në kriptomonedha ka ardhur në rënie.

Të paktën kështu vlerëson raporti i Vlerësimit Kombëtar të Riskut i miratuar në dhjetor 2023, por i publikuar së fundmi.

Ku dokument sjell në vëmendje zhvillimet pas miratimit të ligjit 66/2020 “Për tregjet financiare të bazuara në teknologjinë e regjistrave të shpërndarë që ka në objekt “rregullimin e emetimit të xhitonëve digjitalë dhe/ose të monedhave virtuale, licencimi, monitorimi dhe mbikëqyrja e subjekteve që ushtrojnë aktivitetin e shpërndarjes, tregtimit e ruajtjes së tokenëve digjitalë dhe/ose monedhave virtuale, të agjentit të tokenëve digjitalë, ofruesit të shërbime innovative dhe sipërmarrjes së automatizuar të investimeve kolektive”.

Duke u ndalur në një analizë të viteve 2019-2022, raporti nënvizon se nuk ka subjekte të licencuara si ofrues të mjeteve virtuale, teksa edhe përdorimi si mjet pagese është i vështirë.

“Aktualisht në vendin tonë nuk rezultojnë subjekte të licencuara si ofrues të mjeteve virtuale por në këtë kuadër vlen të parashtrojmë se: Si mjet pagese është e vështirë të realizohet në vendin tonë. P.sh nëse synohet blerje pasurie e paluajtshme dhe disponohet kriptomonedhë, kjo duhet të këmbehet paraprakisht në FIAT pasi pagesa duhet të kryhen në këtë lloj mjeti.

Edhe Kazino brenda nuk ofrojnë mundësinë e përdorimit të kriptomonedhave. Shërbimet nga një sërë profesionistësh pranohen me pagesa elektronike nëpërmjet kartave dhe llogarive bankare, pra në monedha të njohura” thuhet në raport.

Ndërkohë i njëjti trajton se rezultojnë raste jo të shpeshta të investimit nga klientë të bankave shqiptare të fondeve të tyre në mjete virtuale, përmes platformave jashtë vendit që ofrojnë këtë mundësi, por nga bankat raportohet se për asetet virtuale në vitin e fundit kemi ulje të kërkesave të transaksioneve me kripto, kjo për shkak të politikave shtrënguese të bankave.

Pavarësisht se në vend të paktën formalisht nuk ka ndonjë aktivitet dinamik të kriptomonedhave dokumenti i Vlerësimit Kombëtar të Riskut pranon se duhet të ketë vigjilencë të shtuar pasi në vende të tjera cënueshmëria potenciale e sektorit është domethënëse.

“Siç është përmendur më sipër nga të dhënat e administruara dhe analizuara rezultuan raste sporadike të përdorimit të mjeteve virtuale (si produkt) për pastrim parash.

Gjithsesi cënueshmëria potenciale e sistemit është domethënëse, siç rezulton në një sërë vendesh të tjera për shkak të karakteristikave dhe trendeve të këtij sektori në nivel ndërkombëtar” nënvizon raporti./N.Maho/MONITOR

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco