ATK ka realizuar 25, 407 aktivitete tek bizneset

ATK ka realizuar 25, 407 aktivitete tek bizneset

16:05, 19/09/2023

Administrata Tatimore e Kosovës njofton se ka zhvilluar një gamë të gjerë të aktiviteteve për luftimin dhe parandalimin e evazionit tatimor.

Sipas njoftimit të ATK-së për tetë muaj janë realizuar 25, 407 aktivitete tek bizneset, të cilat kanë rezultuar me 3.1 milionë euro gjoba. Ndërsa, janë kryer 166 aktivitete për shmangie tatimore, prej tyre janë hapur 19 raste nën dyshimin e shmangies tatimore.

“Këto aktivitete janë zhvilluar në linjë me objektivat e përcaktuara në Strategjinë e Përmbushjes 2022-2026, ku pavarësisht pjesës së kampanjave sensibilizuese, tek të cilat është relevante rritja e edukimit tatimor dhe informimi profesional rreth obligimeve që kanë ndaj institucionit tatimor, ATK është e shtyrë që të zbatoj në përpikëri - dispozitat ligjore për çdo tatimpagues, të cilët nuk i binden thirrjeve të vazhdueshme që ju bëhen që t’i kryejnë me kohë dhe saktë detyrimet tatimore”, thuhet tutje në njoftim.

Po ashtu ATK ka përmirësuar kapacitetet e saj për të monitoruar të ardhurat dhe aktivitetet tatimore të bizneseve. Kjo është bërë përmes investimeve në teknologji të reja me ndihmën edhe të partnerëve ndërkombëtarë dhe përdorimit të sistemeve të informacionit për të ndjekur transaksionet tatimore.

“Rezultatet e Administratës Tatimore të Kosovës tregojnë një përpjekje të vazhdueshme për të forcuar sistemin tatimor dhe për të luftuar evazionin tatimor. Këto hapa kanë ndihmuar në rritjen e mbledhjes së të ardhurave tatimore dhe në ndërtimin e një mjedisi më të drejtë tatimor për të gjithë tatimpaguesit në Kosovë”, përfundon njoftimi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco