KOSTT do të ndërtojë nënstacion në Malishevë

KOSTT do të ndërtojë nënstacion në Malishevë

16:08, 18/09/2023

KOSTT nënshkruan kontratë me Komunën e Malishevës për shfrytëzim të pronës për ndërtimin e Nënstacionit në Malishevë.

KOSTT njofton se kontrata e nënshkruar është për shfrytëzim afatgjatë të pronës komunale ndërmjet kryeshefit ekzekutiv të KOSTT-it, Evetar Zeqiri dhe kryetarit të Komunës së Malishevës Ekrem Kastrati, për ndërtimin e Nënstacionit të ri 220/35/10(20)kV Malisheva me linjën transmetuese 220kV.

Zeqiri ka thënë se me nënshkrimin e kësaj kontrate, sot po vendosen themelet e para për ndërtimin e Nënstacionit të ri në Malishevë.

‘’Me nënshkrimin e kësaj kontrate, ne sot po vendosim themelet e para për ndërtimin e Nënstacionit të ri në Malishevë, projekt ky përveç rëndësisë që e ka në përforcimin dhe zhvillimin e rrjetit të transmetimit, njëkohësisht krijon kushte për integrim dhe operim të sigurt të burimeve të ripërtërishme të energjisë në atë rajon,  e që janë objektiva afatgjate të politikave energjetike të vendit’’, thuhet në njoftimin e Operatorit të Sistemit, Transmisionit dhe Tregu-KOSTT.

Tutje thuhet se përveç kontratës për shfrytëzim të pronës, KOSTT tashmë ka kontraktuar kompaninë konsulente e cila do të bëjë përgatitjen e dokumentacionit ndërtimor projektues për NS 220/35/10(20)kV Malisheva me linjën transmetuese 220kV.

Pas përgatitjes së projektit ndërtimor, në fillim të vitit të ardhshëm pritet të tenderohet ndërtimi i nënstacionit.

Ndërtimi i nënstacionit të ri 220kV, në vlerë prej 5.8 milionë euro i cili parashihet të përfundojë në vitin 2027, garanton siguri të furnizimit me energji elektrike për Malishevën dhe mbështetet zhvillimit ekonomik dhe shoqëror.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco