Oda Gjermane dhe Parku i Inovacionit bashkohen për tërheqjen e bizneseve

Oda Gjermane dhe Parku i Inovacionit bashkohen për tërheqjen e bizneseve

10:39, 17/09/2023

Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare dhe Parku i Inovacionit dhe Trajnimeve në Prizren (ITP), kanë filluar të intensifikojnë përpjekjet e përbashkëta në tërheqjen e bizneseve gjermane në vend dhe të lehtësojnë promovimin e eksportit për kompanitë vendore përmes ofrimit të shërbimeve të ndërsjella.

Nga ky bashkëpunim parashihen: Shërbime Soft-Landing, që synojnë tërheqjen e bizneseve gjermane në ITP dhe të lehtësojë integrimin e tyre, dhe Shërbimi Go-Global, i cili mundësojnë eksportimin e bizneseve anëtare të ITP në Gjermani, thuhet në notimin e përbashkët.

Nënshkrimin në këtë marrëveshje e vunë drejtoresha e OEGJK-së, Nora Hasani dhe përfaqësuesi i autorizuar i ITP Prizren, Muhamed Rexhepi. 

Më tej, u bë e ditur që bashkëpunimi ndërmjet OEGJK dhe ITP do të marrë në konsideratë aktivitetet e përbashkëta promovuese për hulumtimin, komercializimin dhe ndërmarrësinë, pjesëmarrjen në programe dhe projekte vendore e ndërkombëtare në inovacion, teknologji, ndërmarrësi, hulumtim dhe zhvillim, shkëmbimin e njohurive, ekspertizën, mentorimin dhe trajnimet profesionale të stafit dhe ndarjes së praktikave të mira. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco