SHBK: Viti 2022 ishte vit i jashtëzakonshëm për sektorin bankar

SHBK: Viti 2022 ishte vit i jashtëzakonshëm për sektorin bankar

15:47, 20/12/2022

Asambleja e Përgjithshme e Anëtarëve të Shoqatës së Bankave të Kosovës (ShBK), ka përmbyllur një vit shumë të suksesshëm.

“Viti 2022 ishte një vit vërtet i jashtëzakonshëm për sektorin bankar. Ishte një vit i rritjes dhe zgjerimit të shërbimeve dhe qasjes në financa. Ndërsa u rikuperuam nga pasojat e Covid-19, pamë një rritje dyshifrore të depozitave dhe aktiveve, gjithashtu një bankë e re u licencua dhe filloi të operojë në Kosovë. Kreditë joperformuese mbetën të ulëta me mbulim të lartë në provizionet e humbjeve nga kreditë dhe bankat vazhduan të qëndrojnë të mirëkapitalizuara dhe likuide”, njofton Shoqata e Bankave të Kosovës.

Në mbledhjen e fundit të Asamblesë së Përgjithshme të Anëtarëve të SHBK-së për këtë vit, reflektuam mbi sfidat dhe të arriturat e vitit 2022, duke riafirmuar bashkëpunimin dhe vizionin tonë për arritje të reja në sektorin bankar të Kosovës me qëllimet e përbashkëta për një sistem bankar inovativ, të qëndrueshëm, të sigurtë dhe gjithëpërfshirës në Kosovë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco