Mbi 1 miliard eksporte, këta janë heronjtë që e shpëtuan Kosovën nga recesioni

Mbi 1 miliard eksporte, këta janë heronjtë që e shpëtuan Kosovën nga recesioni

21:58, 19/12/2022

Shenoll Muharremi përmes një postimi në Facebook ka njoftuar se rreth 1.176 miliardë euro janë eksportuar shërbime jashtë vendit nga ndërmarrësit dhe profesionistët e Kosovës, shkruan Syri.net Kosova.

Ai ka shkruar se ata kanë arritur të rrisin bizneset e tyre me rreth 135% nga €500 milion tremujorin e dytë në €1.176 miliardë tremujorin e tretë dhe kështu kanë shpëtuar ekonominë nga një recesion i sigurtë

Postimi i plotë:

Tash po e kuptojmë kush e shpëtoj Kosovën nga recesioni ekonomik i sigurtë në qerekun e fundit! 1.176 Miliardë💶 kanë eksportuar shërbime jashtë vendit ndërmarrësit dhe profesionistët e Kosovës🇽🇰. Ata kanë arritur të rrisin bizneset e tyre me rreth 135% nga €500 milion tremujorin e dytë në €1.176 miliardë tremujorin e tretë dhe kështu kanë shpëtuar ekonominë nga një recesion i sigurtë. Paramendoni, këta ndërmarrës të zot kanë gjeneruar biznes sa 46.55% e gjithe Bruto Produktit Vendor në tremujorin 3 që në total ishte €2.53miliardë në vlera reale. Eksporti i shërbimeve ka tejkaluar 4.5x eksportin e mallrave që ishte me vlerë prej €246milion. Respekt të madh për të gjithë këta ndërmarrës dhe profesionistë, kryesist ICT Outsource, që arritën me punën e tyrë të kontriboujnë në 46.55% nga totali i aktiviteteve ekonomike. Definitivisht ky komunitet janë heronjët e Kosovës të cilët nese vazhdojnë me këtë tempo do të jenë promotori kryesor i rritjes dhe transformimit të strukturës ekonomike të Kosovës🧿👏🏻

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco