“Pandemia” e çmimeve: Nga shtatori nuk u ndal shtrenjtimi, qytetarët ankohen

“Pandemia” e çmimeve: Nga shtatori nuk u ndal shtrenjtimi, qytetarët ankohen

11:17, 07/02/2022

Pas pandemisë që shkaktoi Covid-19-ta, duket se po përballemi me “pandeminë” e rritjes së çmimeve.

Në Shqipëri nisi me rritjen e çmimit të bukës, shtatorin e vitit të shkuar, një efekt zinxhir që nuk po ndalet.

Çmimet e shportës janë rritur me 5000 lekë.

“Çmimet lart e më lart, rrogat e pensionet poshtë e më poshtë. Ku po shkojmë?

Është bërë buka mall luksi.

Po blejmë gjysmën e atyre që blinim më parë.

Nuk blejmë, ose marrim shume pak mish.

Pyesni dhe për ilaçet, se edhe ato janë rritur.

Lulelakra sot 2500 lekë. Molla nga 1000-1300 lekë.

Është bërë tregu shih me sy e plas me zemër”, shprehen qytetarët.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco